Është lënduar drejtuesi i veturës që është vetaksidentuar në rrugën “Brigada 123” në qytetin e Suharekës, të mërkurën.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se pos dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.

“SuharekaOnline” ka publikuar fotografi të këtij vetaksidenti, ku shihet se është goditur një kënd dekorativ në Suharekë.

 

“Mosmarrëveshjet e mëparshme dhe raportet e përkeqësuara mes dy familjeve”- çka thotë dosja e Prokurorisë për incidentin në “Aktash”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë