Vizita kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte e befasishme sot në Mitrovicë, në jug dhe në veri.

Por, vëmendje mori ndalja e tij në jug, te kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për takimet. Në atë me Hamzën, tha se Kurti foli me kandidatin e PDK-së për kryeministër për bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal.

“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë