LAJMET

Voton Fatmir Limaj në Prishtinë: Ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ai e hodhi votën e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit, Limaj theksoi rëndësinë e kësaj dite për vendin.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe për shtetin tonë. Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më funksional. Shpresoj që çdo qytetar i Kosovës të vendosë për forcën e shtetit dhe funksionimin e tij. Sot vendosni se në dorën e kujt do ta lini Parlamentin e Kosovës”, tha Limaj.

https://www.facebook.com/share/1Bmp31nB4c/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *