Vrasja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vjeçares shqiptare rast për të cilin raportoi fillimisht klankosova.tv.
Siç mëson klankosova.tv, ekskluzivisht, trupin e viktimës e gjetën kalimtarët pranë rrugës shtetërore L151.
Tutje sipas autopsisë, është konfirmuar se gruaja u qëllua me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja.
Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për 34-vjeçarin për shkak të dyshimit për vrasje me dashje.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.