LAJMET

Dega e LDK-së në Fushë Kosovë publikon parimet e marrëveshjes me PDK-në garën e balotazhit

LDK-ja ka arritur koalicion me PDK-në në Fushë Kosovë, për balotazhin e nëntorit përballë kandidatit të Lëvvizjes Vetëvendosje, Valon Prebrezës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka treguar më parë për marrëveshjen, ndërsa dega e kësaj partie ka publikuar parimet e marrëveshjes.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje bazohet në unitet, transparencë dhe përgjegjësi të përbashkët ndaj qytetarëve.

“LDK dhe PDK kanë dakorduar parimet e bashkëqeverisjes për Komunën e Fushë-Kosovës, pas balotazhit të nëntorit. Kjo marrëveshje politike bazohet në unitet, transparencë dhe përgjegjësi të përbashkët ndaj qytetarëve. Kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë-Kosovën përpara, me një qeverisje moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/share/p/17cuGbYnCe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *