LAJMET

Bajrami: Korrupsion transparent, numri i kontratave njëburimore ka arrtirur në 2913 – të hetohen

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se numri i kontratave njëburimore të lidhura nga Qeveria e Kosovës ka arritur në afro 3 mijë.

Këtë mënyrë dhënieje të tenderëve, anëtarja e Kryesisë së LDK-së e ka quajtur “KORRUPSION TRANSPARENT”.

“Në kohën kur pacientët lihen pa barna, kinse për shkak të procedurave të prokurimit, numri i kontratave njëburimore (procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë) sipas të dhënave zyrtare ka arritur në . Po, po, mirë e lexuat! ̈ ̈ , ̈ ̈ , k̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Prej këtyre, Bajrami thotë se “1706 janë kontrata për herë të parë në vlerë prej 304 milionë eurosh, e 1207 janë aneks-kontrata në vlerë prej 55 milionë eurosh”.

Ajo ka kërkuar hetim për këto kontrata.

“Të dashur qytetarë, Rasti i fundit që ishte në medie i furnizimit me pelet nga ana e komunave tregon më se miri dëmet/korrupsionin që bëhet me kontrata njëburimore. Derisa komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar 520 euro/ton, komuna e Graçanicës ka blerë nga e njëjta kompani me tender të hapur 380 euro/ton. Dallimi në çmim 140 euro/ton”, shkroi ajo.

“Këto kontrata duhet të hetohen. Të gjitha kontratat që janë lidhë pa aprovim paraprak nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik janë vjedhje me letra e taksave të qytetarëve të këtij vendi, taksave edhe të atyre që shteti s’po ua siguron barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit. Përgjegjësi!”, shtoi Bajrami.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *