Syla: Albini e vendosi Dimalin në ministri të Infrastrukturës si hakmarrje ndaj Liburnit
Analisti Valon Syla diskutoi në Pressing emrat e propozuar për ministra nga Kurti sot, ndër të tjera tha se Dimal Bashën e vendosi në Ministrinë e Infrastrukturës si hakmarrje ndaj Liburn Aliut.
Syla diskutoi se meqenëse arsyeja e dorëheqjes së Aliut lidhej me Bashën, Kurti e bëri për hakmarrje .
“Liburni e lëshoi VV-në për shkak të Dimalit, tash qysh e ka inatin Albin Kurti, bash në ministri të Liburnit e ka qitë me ju hakmarrë dostit të vet. Kjo është hakmarrje ndaj Liburnit”, vlerësoi Syla në Pressing.
