Policia e Kosovës, përmes raportit të tyre 24-orësh, ka bërë të ditur se janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë, shkruan Vendi Sot.
Rastet e dhunës janë nga Prishtina, Peja dhe Gjakova, thuhet në raportin e policisë.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 06.06.2025 – 14:26. Janë shoqëruar në stacionin policor të dyshuarit burrë e grua, pasi që ishin përfshirë në veprën e lartcekur. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Vendi Sot/
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 05.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 04.06.2025 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.