Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 10 qershorin e vitit 1878, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ku u mblodhën përfaqësuesit më të mençur të katër vilajeteve për të ngritur zërin e shqiptarëve në mbrojtje të trojeve dhe të drejtave të tyre.

Osmani ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare, testament i vullnetit për liri dhe paraprijëse e pavarësisë.

“Sot, 147 vite më vonë, nderojmë me përulje veprën e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit dhe të gjithë patriotëve të tjerë që e mbajtën gjallë idealin e një kombi të lirë dhe të barabartë në mes kombeve të Evropës. Urime 147 vjetori i Lidhjes së Prizrenit!”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/share/p/16QRSSCUWE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë