LAJMET

Për tre ditë, tre humbje – Komuna e Vitisë nesër shpall ditë zie

Komuna e Vitisë është tronditur nga një tragjedi e rëndë që ka prekur thellë qytetarët e saj. Brenda vetëm tre ditësh, tre të rinj të komunës humbën jetën në mënyrë të papritur dhe tragjike, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjet dhe të afërmit e tyre.

Në këtë moment të vështirë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur ditë zie, për të nderuar kujtimin e jetëve të humbura dhe për të shprehur solidaritetin me ata që po përballen me këtë dhimbje të madhe.

“Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.

Gjatë kësaj dite:

Sokol Haliti – Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë, Me…

• Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;

• Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;

• Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.”, thuhet në njoftimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *