Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për Festën Kurban Bajramit.

“Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin”- ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka zgjedhur fjalët uruese duke thënë se festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri.

“Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë” – ka shkruar ai.

Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”- thotë Kurti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë