Abdixhiku pas mbledhjes: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita.
Ai ka thënë se nuk duan asnjë ministri, e as pozitën e kryeparlamentarit, apo të presidentit.
“Le t’i mbajë VV-ja të gjitha”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka shtuar se një vendim i tillë është marrë për të çliruar procesin.
“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë Abdixhiku.
