LAJMET

Deputetët e PDK-së dorëzojnë ankesë zyrtare, kërkohet sqarim për komunikatën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së, Artan Behrami, Blerta Deliu Kodra dhe Altin Krasniqi kanë dorëzuar ankesë zyrtare lidhur me komunikatën e Kuvendit të Kosovës të 12 gushtit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se publikimi i komunikatës së Kuvendit të Kosovës në kuadër të aktivitetit

“Bashkatdhetarët në Kuvend” megjithëse kishte qëllim informues sipas tyre në përmbajtjen e saj përfshihet një formulim politik dhe vlerësues.

Në ankesë thuhet se formulimet e tilla me karakter politik dhe vlerësues cenojnë parimet e paanshmërisë dhe neutralitetit politik mbi të cilat duhet të funksionojë administrata e Kuvendit.

“Në ditën e tretë vizita e sallës plenare u ndërpre për disa minuta, pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë”, shkruhet në komunikatën e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *