LAJMET

Abdixhiku thërret mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, e para pas përçarjes për ujdinë e tij me Kurtin

Kreu i LDK Lumir Abdixhiku ka thirrë në mbledhjen Grupin Parlamentar, tregojnë burimet e Gazetës Express.

Mbledhja e fundit e këtij grupi tregoi dy qëndrime për sa i përket marrëveshjes VV-LDK për kandidatin për President Bekim Sejdiun.

Gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri, deklaruan votën e tyre kundër nëse Bekim Sejdiu i nënshtrohet procesit të votimt në Kuvend.

Prej asaj mbledhjeje, ka pasur shumë reagime, ku nuk kanë munguan edhe kundërshtimet publike brenda vetë deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së.

Ky grup është ftuar sot për të vazhduar diskutimin, teksa kryetari Lumir Abdixhiku javën e kaluar i akuzoi se këta deputetë “kanë bërë dëm të pariparueshëm”. /Gazeta Express

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *