Një person ka vdekur derisa ishte duke u dërguar në spital si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në aksin Milot-Thumanë në Shqipëri, të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të një familjeje.

Nga informacionet e para, ABCNews.al mëson se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fushë-Gjorëm, teksa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë