LAJMET

Ambasada amerikane uron presidenten e re të Kosovës: Mezi presim të punojmë me Justina Shiroka Pulën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Ambasada amerikane ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasada e ShBA-së mezi pret të punojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapo zgjedhur të Republikës së Kosovës. Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të punuar me institucionet e Kosovës për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

https://www.facebook.com/share/p/1fgfhRxo19/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *