LAJMET

Bajrami paralajmëroi se hyn në garë, Hoti ‘propozoi’ Shalën për shef të LDK, Abdixhiku: Beteja qenka për kryetar, Zot fali

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të bashkëpartiakëve të tij për ndërrim të udhëheqjes të partisë.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje! LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete. Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”.

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, mbrëmë tha se propozim i tij është që në krye të partisë të vijë Kujtim Shala, ndërsa Hykmete Bajrami të jetë kandidate për kryeministre e kësaj partie.

Ndërkohë, Hoti pak minuta më parë ka kërkuar për një ‘’konventë të madhe’’ në këtë parti, ku do arrihej ‘’një pajtim i madh’’ për ta qartësuar rrugën përpara.

Po ashtu, Hykmete Bajrami mbrëmë ka thënë se hyn në garë për ta udhëhequr LDK’në nëse ka “garë të hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *