Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së
Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i deritashëm i partisë më të madhe opozitare njoftoi për vendimin në një konferencë për media.
Pasi e drejtoi PDK-në për një periudhë rreth njëvjeçare, ai tha se e paraqiti në dorëheqjen parevokueshme në një mbledhje të Kryesisë së partisë më herët sot.
Hamza ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 17 nëntor të vitit të kaluar, në një konventë zgjedhore të partisë.
Detyrën që iu besua, Hamza kishte thënë atë ditë se e kishte pranuar “me nder dhe përkushtim të plotë”.
Ai premtoi se do ta hapte partinë “për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë” dhe se do të përfshinte “më shumë të rinj në vendimmarrje dhe aktivitete”.
Listat zgjedhore të PDK-së nën drejtimin e Hamzës u karakterizuan me emra të rinj si kandidatë për deputetë.
Hamza ishte zgjedhur kryetar i PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.
