Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së
Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të kësaj partie.
Pavarësisht largimit nga udhëheqja e partisë, Hamza tha se do të vazhdojë të besojë në vlerat politike të kësaj partie.
“Që të jem i qartë: Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi dhe vlerat tona politike”, tha ai.
Hamza tha se do të jetë votues i PDK-së dhe anëtar i thjeshtë i kësaj partie.
“Dhe nga sot, e deri sa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar i thjeshtë i kësaj partie, familjeje të madhe, i gatshëm të kontribuoj për të pa marrë parasysh pozitat”.
