Deputetja e LDK: Po ta kishte seriozisht për Bekim Sejdiun, Kurti do ta thirrte seancën brenda afatit që e kishte caktuar vetë
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për situatën politike.
Ajo ka thënë se Albin Kurti nuk e ka seriozisht zgjedhjen e Bekim Sejdiut si President.
Sipas saj, po të kishte seriozisht së paku do ta caktonte një seancë brenda afatit.
“Fakti që ka caktuar një afat të ri përtej afatit që ai ka determinuar, tregon sa i pavendosur ka qenë ai për kandidimin e Bekim Sejdiut, sepse po ta kishte seriozisht kandidaturën së paku do ta thirrte një seancë për afatin që ai e ka caktuar vetë. Kjo flet për mungesën e seriozitetit dhe mungesën e qëllimit real për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, ka thënë ajo.
