LAJMET

Hamza: Është me rëndësi që Kosova më 16 shtator ta ketë Kuvendin e konstituuar, marrim pjesë në seancën e 9 shtatorit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.

“Të gjitha veprimet që i ndërmarrim në këtë kohë ndërlidhen me datën 16 shtator. Ne jemi të bindur që në këtë kohë Kosova ka nevojë për Kuvend të konstituuar” ka thënë Hamza.

” I kemi rezervat tona, që edhe kjo është një ftesë që mos me u konstituu Kuvendi i Kosovës, me u bo veprime edhe lojë tjera politike dhe me u prolongu edhe tutje kjo çështje. PDK do të jetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës” ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se për të pasur “veprime tjera” Kuvendi duhet të jetë i konstituar. “Presim qe kjo mos të jetë kalkulim politik i radhës që të ftohet seanca me datën 9 dhe Kuvendi të mos konstitutohet” ka thënë Hamza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *