LAJMET

Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK i çojnë nënkryetarët

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi pak më herët tha se të premten e kësaj jave ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do t’i takojë krerët e partive politike për përgatitjen e seancës konstituive.

Por, në këtë takim nga PDK dhe AAK s’do të shkojnë liderët e partive.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, konfirmoi për Gazetën Express se ajo do të marrë pjesë në këtë takim.

Po ashtu, zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili, tha për Express se partia do të përfaqësohet nga nënkryetari, Besnik Tahiri.

Takimi vjen një ditë pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK’së ku do të përcaktohet udhëheqësia e kësaj partie.

Gazeta provoi të kontaktojë edhe me këtë parti nëse marrin pjesë në këtë takim, por s’ishin të qasshëm.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuvendi në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *