LAJMET

Përgatitjet për seancën konstituive, Kuvendi thotë se Haxhiu të premten “do të takojë kryetarët e partive politike”

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, “do të takojë krerët e partive politike”.

Në njoftim, Kuvendi tha se këto takime janë për përgatitjen e seancës konstituive.

“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Takimet janë planifikuar të mbahen nga ora 11:00 në një sallë të Kuvendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *