Haxhiu: Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit – a je gjyqtare?
Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, para seancës së Kuvendit, ishte në Gjykatë për seancën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës.
Pas dështimit të seancës së Kuvendit, përpjekjes së 36-të për konstituim, ajo u pyet nga gazetarët lidhur me seancën për gazin lotsjellës, teksa tha se nuk është e akuzuar për sulm ndaj Kuvendit.
“Është e pavërtetë që akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, por mbajtje në pronësi të gazit lotsjellës. Jo sulm ndaj kuvendit, a jeni gjyqtare, a jeni prokurore? Të lutem para se të më bëni pyetje të tilla, së pari të merrni informacionet e pastaj të më pyesni”, iu drejtua Haxhiu gazetares.