“‘Qeveria e Unitetit’ propozim ky i LDK-së, nuk po pranohet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për shkak te interesave të tij personale, duke e çuar Kosovën drejt një terri politik.” Kështu ka thënë deputeti i LDK-së Lutfi Haziri në ABC news, përcjellë Vendi Sot
Sipas tij, situata aktuale politike e krijuar në Kosovë, vështirë se zgjidhet edhe nëse mbahen zgjedhje te reja te parakohshme parlamentare.
“Kurti është kokëfortë dhe nuk ka asnjë plan për të ndryshuar qëndrimin e tij përballë ngërçit politik ku ndodhet vendi qe pas 9 shkurtit. Ai maksimumi mund të ndryshoj modalitet sjellje duke manipuluar subjekte te tjera politike”, ka thënë Haziri.
Parlamenti i ri i Kuvendit te Kosovës nuk është konstituuar edhe pas 30 përpjekjesh, duke e lënë Kosovën kështu pa përfaqësim serioz edhe në arenat ndërkombëtare.