LAJMET

Kadrijaj: VV-ja mbron afera korruptive, askush nuk është mbi ligjin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me aferat korruptive brenda partisë në pushtet dhe qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj tyre.

Kadrijaj për GazetaBlic ka theksuar se nuk është çudi që vazhdimisht bëhen publike afera korruptive të qeverisë aktuale, ndërsa sipas saj, Vetëvendosje vazhdimisht del në mbrojtje të personave të përfshirë në këto skandale.

“Nuk është çudi, në vazhdimësi kemi bërë publike aferat korruptive të partisë në pushtet, dhe VV-ja në vazhdimësi ka dalë në mbrojtje të gjithë atyre që kanë afera korruptive”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka theksuar më tej se askush nuk është mbi ligjin, as partia në pushtet.

“Askush nuk është mbi ligjin, e as partia në pushtet,” ka përfunduar deputetja e AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *