LAJMET

“PDK gati ta kthejë stabilitetin”, Hamza takim mobilizues me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se janë takuar me kandidatët e kësaj partie për deputetë për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

“PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën. Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton. Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor, ndërsa sot pritet të hidhet shorti për partitë politike për numrat që do të mbajnë në fletëvotime.

https://www.facebook.com/share/p/18nnUQc5qW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *