Prokuroria e rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj kryetarit të Prishtinës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë në tërësi kallëzimin penal të ngritur nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “SportMarketing”, Bardh Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kallëzimi penal i ngritur nga Krasniqi, ndaj tij dhe Krasniqit, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.
“Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.”, ka shkruar Rama.
Sipas Ramës,u demaskua“qasja bllokuese” e pushtetit qendror, i cili “refuzon të përballet me drejtësinë për shkeljet e veta, ndërsa përdor mjetet publike për të ndërtuar narrativa kundër institucioneve lokale”.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/1033632172266627?ref=embed_post