LAJMET

Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK-në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”

Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore të Shqipërisë ka përfunduar një nga fazat e përgatitjeve për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol”, e cila po zhvillohet në Kosovë.

Sipas njoftimit të Forcës Tokësore, përgatitjet janë zhvilluar në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personel britanik, me fokus në forcimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Gjatë kësaj faze, pjesëtarët janë fokusuar në zhvillimin e aftësive profesionale, qëndrueshmërisë fizike e mendore dhe aftësive taktike, në funksion të përballimit të sfidave të garës. “Cambrian Patrol” konsiderohet një nga garat më kërkuese ushtarake ndërkombëtare, ku vlerësohen profesionalizmi, qëndrueshmëria dhe puna në ekip.

Njoftimi i plotë:

Ekipi i “Cambrian Patrol” vijon përgatitjet në Kosovë

Personeli i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, i cili po përgatitet për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol”, përfundoi me sukses një nga fazat më të rëndësishme të përgatitjes në Republikën e Kosovës.

Kjo fazë, u zhvillua në bashkëpunim me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe personelin britanik, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit, ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Fokusi i përgatitjes ishte zhvillimi i mëtejshëm i aftësive profesionale, qëndrueshmërisë fizike e mendore dhe aftësive taktike të personelit, për përballimin me sukses të sfidave të garës.

Një etapë intensive, në rrugëtimin drejt pjesëmarrjes në një prej kompeticioneve më kërkuese ushtarake ndërkombëtare, ku profesionalizmi, qëndrueshmëria fizike dhe mendore dhe mbi të gjitha puna në ekip, janë thelbësore.

Përgatitja vijon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *