Gazeta austriake “Kleine Zeitung” shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e sulmuesit 21-vjeçar, i cili vrau të paktën 10 persona në një shkollë në Graz dhe më pas vrau veten.

Hetuesit gjetën letrën e lamtumirës gjatë kontrollit të shtëpisë së vrasësit, e cila ndodhet në zonën e Grazit, por nuk kanë dashur të zbulojnë përmbajtjen e saktë të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se letra e autorit të masakrës është marrë nga policia, gjithashtu pa dhënë detaje mbi përmbajtjen.

Sipas gazetës Kronen Zeitung, policia e gjeti letrën menjëherë pasdite dhe thuhet se autori kishte shkruar në të se ndihej i bulizuar (malltretuar). Ata gjithashtu shkruajnë se policia edhe sot e konsideron mundësinë që ngacmimi të ketë qenë motivi i sulmit.

https://x.com/visegrad24/status/1932397416692486397?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1932397416692486397%7Ctwgr%5E3035df0ecbe4ab27aa8ed379918cd58e7f7c513d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvrasesi-masiv-la-nje-leter-lamtumire-policia-austriake-beson-se-e-di-motivin%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë