Postimi i presidentit amerikan, Donald Trump në të cilin u permend edhe çështja Kosovë-Serbi, zgjoi reagime të shumta.
Historiani dhe ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini i ftuar sonte në “Politiko” të Kana10 deklaroi se një veprim i tillë nuk është rastësi.
“Mendoj që është një paralajmërim, nuk është përmend në mënyrë aksidentale . E di si funksionojnë politikanët, e masin çdo presje“.
Sipas tij, ky veprim është lajm i mirë për vendin.
“Është një lajm interesant për Kosovën, pa diskutim. Mendoj se është lajm i mirë sepse një gjë nuk duhet harruar, nëse e shohim krejt angazhimin amerikan rreth Kosovës, prej fillimit të viteve të 90-ta, vizitën e famshme e deri tek Bushi kur ka thënë në Tiranë mjaftë është mjaftë Kosova do të jetë e pavarur, e shohim që qëndrimi amerikan ka bë diferencën në raport me evropianët”.