LAJMET

Hasani për qasjen e Kurtit: Mesazhi i tij është i qartë, “e zgjedhi Presidentin ashtu siç them unë”

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është deklaruar lidhur me situatën politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, dhe çështjes së formimit të institucioneve të reja.

Hasani, ka vlerësuar se, zgjedhja e presidentit i paraprinë zgjedhjet së qeverisë, duke shtuar se, mandatimi i ndonjë kandidati për kryeministër nga u.d presidentja Albulena Haxhiu, është ‘’jo kushtetues’’. Ish-kryetari i Kushtetueses, në A2Cnn, ka shtuar edhe se, ata që duan sundim të ligjit, duhet që së pari ta zgjedhin presidentin e ri, e që pastaj, ky i fundit të mandatojë kandidatin për kryeministër.

‘’Në interpretim të aktgjykimeve të Kushtetueses, interpretimi që është bërë në të kaluarën dhe më pastaj, aktgjykimi i fundit i anulon të gjitha të tjerat, për këtë pikë, gjashtë muaj, e thonë aktgjykimet, unë mendoj dhe tash duhet gjykata, që, kur të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit mund të vazhdoj plus gjashtë muaj, sepse bëhet fjalë për kryetar të Kuvendit. Mandatimi prej Haxhiut, i kujtdo qoftë, është jo kushtetues. Ajo edhe mund ta bëjë, opozita me sa duket nuk ka vullnet me çu në Kushtetuese. Nuk mundet Haxhiu, me aktgjykimin e fundit, me mandatu, sepse duhet të zgjedhet presidenti pastaj qeveria. Nëqoftëse nuk ndiqet kjo rrugë, është jokushtetuese gjendja. Në qoftë se nuk ndiqet kjo rrugë, dhe nuk dërgohet në Kushtetuese, atëherë Kurti vazhdon edhe zonja Albuelna, siç kanë vazhdu gjashtë muaj apo sa ishte, edhe kanë qenë deputetë edhe ushtrues detyre i kryeministrit, edhe ministrat e tjerë kanë qenë edhe deputetë. Ka qenë një gjendje tërësisht jo kushtetuese, siç e dini edhe BE’ja reagoi, dhe nuk pranonin të flisnin me Kurtin dhe ministrat e tij. Ata që dojnë sundim të Kushtetutës, ligjit, ata duhet t’i nënshtrohen aktgjykimit, pra të zgjedhin presidentin e ri, presidenti i ri të mandatojë’’, ka thënë Hasani.

Tutje, Hasani, ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin, duke thënë se, ky i fundit kërkon ‘’robot’’ për president, me ‘’lojalitet absolut’’.

‘‘Kur thotë atë siç e thotë e ka parasysh një rend pa kushtetutë pa ligje pa norma. Sepse, sipas Kushtetutës, normave, ai nuk është kryeministër fuqiplotë, dhe as Albulena Haxhiu, nuk është presidente ose kryetare fuqiplote e Kosovës. Ajo që vërejmë te dy palë zgjedhje është derdhja e qindra milionave, në zgjedhjet e para këtyne, kanë mbi 400 milionë në blerjen e votës, tani që qindra miliona janë dhënë sërish për blerjen e votës nga buxheti i Kosovë. Mesazhi është i qartë që ‘’unë do zgjedh president ashtu siç do them unë’’. Dhe unë jam shumë i sigurt që ai prapë do ta propozojë, imponojë, kandidaten doktoreshën Rushiti siç e bëri para se të shkonim në këto zgjedhje. Kurti kërkon, ajo çka thotë efiktivisht nënkupton një robot, diçka që s’ka tru, një lojalitet absolut të cilin ai e ka pas në dy tri vitet e para me zonjën Osmani. Këndo qoftë që e zgjedh, përfshirë edhe zonjën Rushiti, nëse ka vetëm pak dinjitet njerëzor, nuk pranon të luaj rolin e kukullës. Vjosa Osmani e kërkon, por jam i bindur se ka pasur rol periferik në historinë ma të re të Kosovës, dhe historia e saj mbaron me kaq. Osmani në asnjë kombinim nuk mund të jetë as tani, as në të ardhmen, karriera e saj politike me kaq e ka pas’’, ka shtuar Hasani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *