Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se përfundimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës varet nga vullneti i partive opozitare, raporton Ekonomia Online. Ajo e tha këtë deklaratë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovë.
Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 31-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se nuk ka fjalë shqip që përshkruan absurditetin e situatës së krijuar. “Fatkeqësisht mungon definicioni në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kemi pa tash e […]
Limaj: Abdixhiku të na e prezantojë zyrtarisht Qeverinë e Unitetit
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka folur për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit. Ai thotë se nuk kanë pasur ndonjë bisedim zyrtar, megjithëse shton se është në pritje që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku t’ua prezantojë zyrtarisht. “Do të ketë shpejt marrëveshje politike”, u shpreh tutje Limaj.
Haradinaj: Partitë më të mëdha e pranuan që s’kanë numra
Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se partitë më të mëdha e kanë pranuar që s’i kanë numrat për të formuar qeveri, andaj shprehet i hutuar se si mund të ketë zgjidhje. “Iniciativa e tij për zhbllokim të situatës duhet të vlerësuar, por e thanë edhe dy liderët e partive më të […]
Musliu: Jemi lodhur, por do të vij në çdo seancë
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se të gjithë jemi lodhur, por nuk është në dorën e saj zgjidhja e ngërçit politik. “Do ta përmbush obligimin tim qytetar që te jem prezente në çdo seancë, përderisa sa nuk varet prej Ganimete Musliu ndryshimi i këtij pozicioni ku ka mbetur kuvendi, a jemi […]
Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje
Elmi Reçica nga rradhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të. Ai theksoi se përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje. “A është tepruar është tepruar, a po ndihemi ne keq, unë veçanërisht po, a ka mundësi me dalë prej situatës, po, por përgjegjësia është e atij që […]
Brahimaj: Nuk e kam pa 15 pikëshin e Qeverisë së Unitetit, dje ka qenë Dita e Çlirimit
Lahi Brahimaj nga AAK, është deklaruar pak para seancës së 31-të konstituive të Kuvendi të Kosovës. Ai u pyet rreth propozimit të LDK-së për Qeveri të Unitetit, ku Brahimaj tha se nuk i ka parë 15 pikat që janë shpalosur gjatë ditës së enjte. “Dje ka qenë dita e Çlirimit, jemi marr me të”, tha […]
Sot përpjekje e 31-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Sot, është caktuar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Kjo është hera e 31 që do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së 9-të. Derisa në disa seanca rresht, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t`i marrë 61 votat e nevojshme, […]
Kuvendi lëshon njoftim për seancën që do të mbahet nesër
Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës që do të mbahet nesër nga ora 11:00. Kjo do të jetë hera e 31 që deputetët e zgjedhur mblidhen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sveçla: Ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
Sot për herë të 30 ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, në “RTK Prime”, i pyetur për moskonstituimin e Kuvendit, tha “është e qartë se ekziston një qasje bllokuese e partive opozitare”. “Për çdo seancë, çdo 48 […]