Pesë qytetarë shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot në mënyrë të sigurt përmes territorit të Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri, ka njoftuar ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, përmes një postimi në […]
Konflikti Izrael-Iran, kryetari i naftëtarëve të Kosovës: Çmimet e naftës po rriten, këto janë aktualet
Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani ka njoftuar se “çmimet e naftës po rriten për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit. “Njoftim mbi zhvillimet e fundit ne lindje te mesme dhe ndikimin ne sektorin e naftes: Cmimet e naftes po rriten per shkak te tensioneve ne mes te Izraelit […]
Irani nis hakmarrjen, dëgjohen shpërthime në Tel Aviv
Sirenat janë dëgjuar nëpër gjithë Izraelin teksa mbrojtja ajrore ka shkatërruar disa raketa që Irani i ka lëshuar para pak minutave në drejtim të Tel Avivit. Në një pjesë të kryeqytetit izraelit është parë tym, por nuk dihet për të lënduar. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se dhjetëra raketa janë shkatërruar. Ndërkaq, lideri suprem […]
Netanyahu: Trumpit i kemi treguar paraprakisht për sulmin ndaj Iranit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara përpara sulmit ndaj Iranit. Netanyahu tha se Trumpi ishte në dijeni të sulmit, teksa tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara, janë në dorë të presidentit amerikan. “Ne u kemi treguar atyre paraprakisht, ata e dinin për sulmin. Çfarë do […]
“Nuk jam i shqetësuar për luftë rajonale”, Trump: U përpoqa ta shpëtoj Iranin nga vdekja e poshtërimi
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë për Reuters, se nuk është i shqetësuar për shpërthimin e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit. “Nuk jam i shqetësuar për luftë rajonale,” është shprehur Trump në një intervistë telefonike, duke shtuar se ShBA “i dinte të gjitha” rreth sulmit izraelit. Ai […]
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit pasi goditi bazat bërthamore dhe ushtarake
Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës. Forcat Ajrore Izraelite thonë në një postim në X se po vazhdojnë “të sulmojnë lansuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran, raporton BBC. Gjithashtu, ka pasur qytetarë që thonë se kanë dëgjuar shpërthime në Teheranin perëndimor, […]
Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ministria e Jashtme e Izraelit po ashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha misioneve diplomatike dhe pezullimin e shërbimeve konsullore në të gjithë botën, përfshirë edhe ambasadën në Shqipëri. ‘Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën […]
Sulmet izraelite ndaj Iranit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së me takim urgjent
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent më vonë gjatë ditës së premte për të diskutuar sulmet e fundit izraelite ndaj objektivave bërthamore në Iran, kanë njoftuar diplomatët, sipas Reuters, transmeton Express. Seanca është kërkuar nga vetë Teherani, që akuzon Izraelin për agresion duke e kërcënuar rëndë me hakmarrje. […]
Erdogan: Sulmet e Netanyahut që po i vënë flakën botës duhet të ndalen
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dënoi sulmet e Izraelit ndaj Iranit, duke i quajtur ato një “provokim të qartë” dhe duke paralajmëruar se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, po përpiqej ta fuste rajonin në katastrofë. “Sulmet e Netanyahut dhe rrjetit të tij të masakrave, të cilat po i vënë flakën të gjithë rajonit tonë […]